2069 - Ofertat Turistike | Drejtoria e Turizmit ne Prizren

Ofertat Turistike - Peshkimi

Peshkimi është një sport rekreativ i cili ka traditë në Prizren pasi ky qytet shtrihet në afërsi të dy lumenjve. I pari, Lumëbardhi kalon mu në qendër të qytetit, i cili lumë ka pak troftë autoktone dhe i dyti, Drini i Bardhë, i cili gjendet 10 km në perëndim të Prizrenit. Peshqit në këtë lumë janë të llojllojshëm, si: krapi, mlyshi , ngjila, luçiperi, saraga etj. Ekziston shoqata e peshkatarëve “Drini i Bardhë”.