957 - Lajmi Single | Drejtoria e Turizmit ne Prizren

Lajmet

Komuna rritë hapësirat gjelbëruese në zonat urbane dhe publike
Komuna rritë hapësirat gjelbëruese në zonat urbane dhe publike
24-05-2019
Komuna rritë hapësirat gjelbëruese në zonat urbane dhe publike

Me rastin e Ditës së Tokës, Drejtoria e Shërbimeve Publike do të organizojë disa aktivitete nën moton “Vrapo për Shëndet e Tokë”.

Në kuadër të kësaj dite, nesër më 24 Prill (e mërkurë) në lagjen Ortakoll, përkatësisht në hapësirën publike prapa shkollës “Abdyl Frashëri” duke filluar nga ora 10:00 do të organizohen këto aktivitete:

- Mbjellja e 11 fidaneve, që simbolizon 11 vjetorin e Pavarësisë se Kosovës

- Prezentimi i ekspozitës “Recycle Art”, e realizuar me nxënës të shkollave fillore

- Maratonë simbolike, e cila synon sinkronizimin e ecjes dhe mbledhjes së mbeturinave të çastit që hasen në rrugë e sipër.

Aktivitetet në fjalë janë organizuar në bashkëpunim me OJQ-të “Environment & Community Development” (ECD) dhe “GreenArtCenter” (GAC).

Ftohen të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve dhe të OJQ-ve që të marrin pjesë në këto aktivitete dhe të mbjellin fidane si kontribut për një mjedis të pastër.